BE pret që me Truss, Britania t'u përmbahet marrëveshjeve të dakordësuara
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot se pret që Britania të respektojë të gjitha aspektet e marrëveshjes së Brexit nën kryeministren e re Liz Truss.
“Së bashku ne përballemi me shumë sfida, nga ndryshimet klimatike deri te pushtimi rus i Ukrainës. Mezi pres një marrëdhënie konstruktive, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona”, tha von der Leyen në një postim në Twitter.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar gjithashtu Liz Truss për fitoren e saj në garën për t'u bërë udhëheqëse e Partisë Konservatore, një pozicion që e merr për t'u bërë kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.
“Urime për rolin tuaj të ri! Mezi pres partneritetin tonë në këto kohë të vështira”, tha Scholz në një postim në Twitter.
"Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku- si partnerë dhe miq."


