Dridhet toka në Kinë e Afganistan, viktima e dëme të shumta materiale nga tërmetet
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 09:34
Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit, thanë zyrtarët mëngjesin e 5 shtatorit.
Numri i viktimave mund të rritet, tha për gazetarët zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif.
Tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.
“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, tha Hanif.
Ndërkohë një tërmet 6.8 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Kinë sot, pranë provincës Chengdu duke lënë të vdekur 7 persona.