Elektricisti bëhet pronar i ishullit të vogël britanik

Aaron Sanderson, 33 vjeç, mundi rreth 200 aplikantë të tjerë për t'u bërë pronar i Ship Inn në ishullin Piel, i cili shtrihet gjysmë milje larg bregut të Furness, në Cumbria. Mori pjesë në traditën shekullore para qindra dashamirësve.

Një elektricist është zgjedhur ndër qindra kandidatë për t'u bërë pronari i vetëm dhe mbret i një ishulli të vogël britanik.

Ai u kurorëzuar duke i derdhur birrë mbi kokë.

Aaron Sanderson, 33 vjeç, mori pjesë në traditën shekullore përpara qindra dashamirësve. 

Sanderson mundi rreth 200 aplikantë të tjerë për t'u bërë pronar i Ship Inn në Piel Island, i cili shtrihet gjysmë milje larg bregut të Furness, në Cumbria, në fund të majit të këtij viti.

Aaroni trashëgoi gjithashtu titullin 170-vjeçar të "Mbretit të ishullit Piel".

Aaron, një udhëheqës i ekipit elektrik në BAE Systems Submarines, nga Ëalney Island, Barroë-in-Furness, kishte kandiduar për të qenë "Mbreti" i ri i Piel Island në fillim të këtij viti.