Ish-deputetja sulmohet nga 200 grerëza: Dhimbje të tilla nuk kam ndjerë as gjatë lindjes
"Duhet të ketë qenë dyqind grerëza, një dhimbje që se kam përjetuar as gjatë lindjes. Kur më thumbonin mendova se do më binte të fikët. Një skenë tronditëse”.
Consolata (Lella) Golfe, ish-deputete, themeluese dhe presidente aktuale e fondacionit Marisa Bellisario, tregon ndjesinë që përjetoi pasi gjeti shtëpinë e pushtuar nga insektet.
Siç tregonGolfo, ajo u kthye në shpi nga pushimettë enjten e kaluar dhe e gjeti banesën të pushtuar nga insektet.
“Hyra në shtëpi, lëshova valixhen. Ndjeva një vapë të madhe, kështu që instinktivisht kërkova telekomandën e kondicionerit dhe e ndeza. Fill më pas u gjenda e rrethuar nga grerëzat. Një gjë mbresëlënëse. Bërtita dhe u mbylla në një dhomë ku për fat nuk kishte insekte" tegon ajo.

Ky ishte vetëm fillimi i një nate për tu harruar: “Nuk dija si të dilja prej dhomës, sepse mes dhomës ku isha dhe derës së shtëpisë është korridori ku ishin grerëzat".
Arsyetova, vura një mantel rreth kokës dhe u përpoqa të mbrohesha, ëmbët ishin të mbuluara me këpucë tenisi.
Fillova të vrapoja për të dalë dhe për të marrë telefonin që nuk e kisha me vete, por gjatë garës më pickuan në njërën dorë”.
"Dhimbja", vazhdon Golfo, "ishte aq e fortë sa mendova se do të më binte të fikët. Telefonova një shoqen time dhe 112. Mbërriti zjarrfikësja. Ndërkohë dora ishte bërë sanduiç. Shkova në urgjencë."
Lella Golfo e kaloi atë natë në një hotel përballë shtëpisë së saj, pasi i ishte dhënë një injeksion me kortizon.
Dhe sot pret lajme.
Zonja Golfo saktësoi se “bleu mocarela dhe proshutë” dhe menjëherë pa grerëzat që endeshin përreth.
“Ato tërhiqen nga ushqimi”.