Kabul, sulm me bombë në ambasadën ruse, mes viktimave dhe dy diplomatë rus
Një sulm vetëvrasës iu ka marrë jetën 2 zyrtarëve të Ambasadës ruse në Kabul pasi një burrë hodhi veten në erë duke lënë të vdekur mbi 20 të tjerë. Edhe pse ngjarja ka ndodhur pranë Ambasadës, nuk dihet nëse ajo ka qenë objektivi i sulmit.
Një sulm vetëvrasës ka lënë të vdekur disa persona, mes tyre edhe dy diplomatë rusë në kryeqytetin e Afganistanit.
Ngjarja ka ndodhur të hënën pranë Ambasadës ruse në Kabul.
Sipas medieve vendase numri i viktimave ka arritur në 25, ndërsa shumë të tjerë kanë ngelur të plagosur.
Shpërthimi sipas medieve ka ndodhur kur një punonjës i ambasadës së Moskës doli jashtë për te njerëzit të cilët ishin duke pritur në radhë.
Më herët u raportua se rojet ishin në gjendje të dallonin sulmuesin i cili u vetëvra duke qëlluar ndaj tij.
Rusia është ndër vendet e pakta që ka mbajtur një ambasadë në Kabul që kur talebanët erdhën në pushtet në Afganistan një vit më parë.
Pavarësisht se nuk e njeh zyrtarisht qeverinë talebane, Moska ka qenë në bisedime me grupin për një marrëveshje për të furnizuar me benzinë dhe mallra të tjera vendin, i cili është goditur me sanksione të ashpra ndërkombëtare.
