IAEA në centralin e Zaporizhzhias, Ukraina: Misioni i paefektshëm
Këtë javë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka kryer inspektime në centralin bërthamorë të Zaporizhzhias.
Një zyrtar ukrainas është shprehur se ata janë në pritje të raporti të IAEA, por janë shprehur se misioni është i paefektshëm, shkruan CNN.
“Nuk e kuptojmë nëse është gjithçka normale atje për sa i përket sigurisë, ftohjes së reaktorëve, me personelin, nëse i kuptojnë algoritmet me të cilat punojnë.
Të gjitha këto nuk i kemi parë në raport dhe kjo dëshmon se institucionet ndërkombëtare. Për fat të keq, janë krejtësisht të paefektshëm”, tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Presidentit të Ukrainës.
IAEA është shprehur se fundjava ka qenë e qetë në centralin bërthamorë edhe pse disa ditë më parë në të u dëgjuan bombardime të shumta.
Po ashtu agjencia ka njoftuar se një grup ekspertësh do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme në central.