Po ngjisnin vullkanin më të lartë në EuroAzi, 8 alpinistë rrëzohen dhe humbin jetën, të tjerët janë bllokuar
Tetë alpinistë kanë vdekur duke u përpjekur të ngjiten në vullkanin Klyuchevskaya Sopka në lindjen e largët të Rusisë, sipas zyrtarëve lokalë, pasi erërat e acarta penguan dhe operacionin e shpëtimit të tyre.
Gjashtë persona ishin raportuar fillimisht të vdekur, sipas zyrtarëve në gadishullin Kamçatka, dhe gjashtë të tjerë besohej se ishin të bllokuar në një zonë tjetër.
Por agjencia e lajmeve Interfax tha se "dy të tjerë vdiqën", duke cituar Roman Vasilevsky, zëvendëskryeministrin e territorit të Kamçatkës.
Informacioni i tij erdhi nga një udhërrëfyes i cili po komunikonte nga vullkani 4,754 metra me telefon satelitor, tha Interfax.
Grupi prej 12 personash u nis të martën për t'u ngjitur në vullkanin më të lartë aktiv të Euroazisë, por pati telashe të shtunën kur disa nga grupi ranë për vdekje në pothuajse 4200 metra, thanë autoritetet.
Operacionet e kërkim shpëtim po vazhdojnë ndërkohë dhe ditën e sotme, teksa grupi i shpëtimit shpreson shumë që kushtet e motit ti ndihmojnë, raporton The Guardian.