Masakra me 10 të vdekur në Kanada, ku u panë për herë të fundit autorët, dyshime se ishin të droguar
Policia kanadeze ka nisur operacion kërkimi për dyn autorët e vrasjes me thikë të 10 personave mbrëmjen e djeshme.
Dy të dyshuar të quajtur Damien Sanderson dhe Myles Sanderson janë ende në arrati dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.
Dyshohet se ata mund të kenë qenë nën efektin e drogës gjatë masakrës.
Viktimat u gjetën në 13 vende në komunitetin indigjen të largët James Smith Cree Nation dhe Ëeldon aty pranë.
Të paktën 15 të tjerë u plagosën, ndërsa policia u ka bërë thirrje banorëve të jenë jashtëzakonisht vigjilentë dhe të kenë kujdes në personat që futin në shtëpi.
"Mos lini një vend të sigurt. Kini kujdes duke lejuar të tjerët të hyjnë në banesën tuaj," paralajmëroi Policia Mbretërore Kanadeze e Saskatcheëan (RCMP) njerëzit në të gjithë zonën.
Ndërkohë postblloqe të shumta janë ngritur dhe drejtuesve të mjeteve u është kërkuar që të mos ndalojnë në autostope.
Rhonda Blackmore, Oficeri Komandues për RCMP në Saskatcheëan tha se disa njerëz mund të jenë shënjestruar, ndërsa të tjerët besohet se janë "sulmuar rastësisht".
Të dyshuarit u panë për herë të fundit në Regina mesditës të së dielës duke udhëtuar me një Nissan Rogue të zi, tha oficeri Blackmore.
Pavarësisht se janë me të njëjtin mbiemër, është ende e paqartë marrëdhënia e Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç.
Është ende i paqartë motivi i sulmit, por shefi Bobby Cameron i Federatës së Kombeve Sovrane Indigjene hodhi dyshimet se ato mund të kishin lidhje me drogën, raporton BBC.
"Ky është shkatërrimi me të cilin përballemi kur drogat e dëmshme të paligjshme pushtojnë komunitetet tona dhe ne kërkojmë nga të gjitha autoritetet që të marrin udhëzime nga shefat dhe këshillat dhe anëtarët e tyre për të krijuar komunitete më të sigurta dhe më të shëndetshme për njerëzit tanë," tha Cameron.
