Sulmi terrorist me 86 të vdekur në Nice, dalin sot para gjyqit 8 të akuzuarit, mes tyre 4 shqiptarë
Shtatë burra dhe një grua dalin në gjyq ditën e sotme, 5 shtator, gjashtë vjet pas sulmit që la 86 të vdekur dhe më shumë se 400 të plagosur në Nice të Francës.
Gjyqi i 7 personave, ku njëri prej tyre do gjykohet në mungesë, përfshi dhe një grua akuzohen se kanë ndihmuar terroristin Mohamed Lahouaiej-Bouhlel.
Asnjërit prej tyre nuk i është pushuar akuza e vrasjes në bashkëpunim, ndërkohë që hetimi nuk ka arritur të përcaktojë nëse ata ishin në dijeni të sulmit të planifikuar.
Ndërkohë, në mesin e tyre janë edhe 4 shqiptarë, të cilët dyshohen dhe akuzohen se kanë pasur rol në sulmin famëkeq.
Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve të ngritur për procesin gjyqësor që do të jetë më 13 nëntor.
Pritet që për katër muaj, gjykata do të zbulojë rolin e tyre real në përgatitjet për sulmin, i cili la 86 të vdekur dhe 400 të plagosur në bulevardin “Promenade des Anglais”, gjatë festimeve të pavarësisë mbrëmjen e 14 korrikut 2016.
Terroristi Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31-vjeçari tunizian, u qëllua për vdekje nga policia.
Tre të pandehurit kryesorë
Të tre të pandehurit akuzohen për “shoqatë kriminale terroriste” dhe rrezikojnë tridhjetë vjet burg.

Mohamed Walid Gharaieb
42 vjeçari njihej me autorin e atentatit që në fëmijëri në Tunizi përpara se të merrte kombësinë franceze në 2015. Ai akuzohet se ka ndihmuar për të marrë me qira kamionin dhe se ishte në dijeni të ideologjive xhihadiste që kishte miku i tij dhe se ku ishte përfshirë.
Ai punon si recepsionisti në një hotel dhe është i martuar. Pas disa vitesh paraburgim, ai u lirua nga burgu. Ai pretendon se është i pafajshëm.

Chokri Chafroud
Në paraburgim që nga korriku 2016. 43-vjeçari tunizian mbërriti në Francë ilegalisht katër muaj para atentatit. Ai ka pasur kontakte të rregullta me Mohamed Lahouaiej Bouhlel, sidomos mbrëmjen e sulmit. Dy ditë para ngjarjeve, ai shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë duke qëndruar në anën e pasagjerit të kamionit që sulmoi turmën. Ai akuzohet gjithashtu se ka marrë masa për ta pajisur me pistoletë.
“Ngarko kamionin me 2000 ton hekur dhe q… , priji frenat, unë dhe shoku im po shikojmë”, i shkroi ai në arabisht, katër muaj para. Personi në fjalë, i cili rrezikon 20 vite burg, kundërshton çdo përgjegjësi.

Ramzi Arefa
Në paraburgim që prej korrikut 2016. 27-vjeçari franko-tunizian akuzohet për “shkelje të ligjit për armët”. Në vitin 2016, djali i cili jeton me nënën e tij në Nice pranon se ka shërbyer si ndërmjetës mes një shitësi armësh dhe terroristit. Ai vetë i ka dhënë një pistoletë automatike autorit për shumën 1400 euro, dy ditë para incidentit. Amë u gjet në kamionin e terroristit.
Ndërkohë që autori Mohamed Lahouaiej Bouhlel ditën e sulmit i shkruante: “Doja të të thoja se arma që më dhe pardje është shumë e mire”. Ai rrezikon burg të përjetshëm.

Brahim Titro
Në paraburgim në Francë nga dhjetori 2016 deri në janar 2019. 37-vjeçari tunizian iku në Tunizi, ku do të vijojë të qëndrojë ende në paraburgim, sipas avokatit të tij. Prandaj ai do të gjykohet në mungesë. Ai dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes Artan Henajt dhe Ramzi Kevin Arefas, i kontaktuar vetë nga Mohamed Lahouaiej-Bouhlel për t'i gjetur një armë. Brahim Tritro pranoi se i kishte vënë në kontakt të dy burrat, por vetëm për kokainë. Ai rrezikon dënimin me pesë vjet burg.
Shqiptarët e përfshirë

“Giovvani”, Artan Henaj
I quajtur “Giovanni”, 44-vjeçar shqiptar dyshohet se ka qenë një nga furnizuesit e armës së sulmuesit. I lidhur me protagonistët e tjerë të çështjes për çështje drogës, ai pretendon se nuk është takuar me Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, duke akuzuar shoqëruesen e tij në atë kohë, Enkeledja Zaçe. I pa dënuar kurrë nga gjykatat, rrezikon dhjetë vjet burg.

Enkeleda Zaçe
48-vjeçarja e quajtur ndryshe Leda. Ajo është e njohur për autoritetet në rastet e tutorëve dhe lëndëve narkotike. Ish-shoqëruesi i saj Artan Henaj e akuzon atë se ka qenë përkthyese gjatë një transaksioni armësh. Drejtësia e akuzon edhe se ka paketuar dhe pastruar një kallashnikov. Faktet që e akuzuara i mohon. Ajo rrezikon të dënohet me dhjetë vjet burg.

Maxim Celaj
Aktualisht i lirë nën mbikëqyrjen gjyqësore, 30-vjeçari shqiptar del në gjyq për “pjesëmarrje në shoqëri kriminale” dhe “shkelje të ligjit për armët”. Ai pranon se ka shkuar të marrë një çantë që mbante një pushkë sulmi më 13 korrik 2016 me kërkesën e kushëririt të tij Artan Henaj. Kjo armë i është shitur më pas Ramzi Arefës dhe më pas i është gjetur në bodrumin e tij. Ai rrezikon dënohet me dhjetë vjet burg.

Endri Elezi, alias Luxchino Elezi
30-vjeçari akuzohet se ka arritur të sigurojë të paktën një armë Ramzi Arefës i cili më vonë është gjetur dhe si pasagjer në kamionin e sulmit. Ai rrezikon 5 vite burg. Kushëri i tij në hetim për të njëjtën çështje kreu vetëvrasje në qershor 2018, ndërsa ishte në paraburgim.
