Momente tmerri në Indi, platforma bie 15 m poshtë bashkë me njerëzit në të, organizatorët ia mbathin (VIDEO)

Një xhiro në një nga pajisjet e panairit në Indinë Veriore ka përfunduar tragjikisht, pasi ra në tokë duke plagosur mbi 20 persona.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar dhe video e momentit kur ajo rrëzohet nga lartësia 15 metra në një panair në Punjab të Indisë veriore.

Stafi i menaxhimit të karnavalit dhe anëtarët e panairit u larguan nga vendi i ngjarjes pas përplasjes, raportuan mediat lokale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia ka hapur një hetim mbi për të zbardhur shkaqet që ccuan drejt aksidentit më 4 shtator.

Të shokuar mbetën edhe vizitorët e panairit që u larguan të tmerruar nga vendet e tyre teksa platforma përplasej në tokë.

Në video ata dëgjohen duke bërtitur, teksa të afërm e miq të tyre kishin rënë bashkë me platformën.

Të paktën 15 persona janë plagosur në aksident, përfshirë fëmijë, ndërsa pesë janë shtruar në spital.