Gjendet një person i mbytur në “Shkallën e Tujanit”

Një person është gjetur i mbytur ditën e sotme në Lumin e Tiranës.

Trupi i tij i pajetë është gjendur në vendin e njohur si “Shkalla e Tujanit”.

"Më datë 05.09.2022, në impiantin e lumit në Brar, është gjetur i mbytur, pa shenja jete shtetasi S. F., 63 vjeç" njoftoi policia.

Paraprakisht dyshohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.