VIDEO/ Real Madrid mbretëror edhe në “Santiago Bernabeu”, brazilianët nderojnë Ancelottin

Real Madrid prezanton kupën e Ligës së Kampioneve në “Santiago Bernabeu” dhe njëkohësisht arrin të sigurojë edhe një fitore të vuajtur në shtëpi ndaj Real Betis.

Kampionët e Spanjës dhe Europës kaluan me rezultatin 2-1 Real Betis me gola të dy brazilianëve, Vinicius dhe Rodrygo. Asnjë pikë e lënë në 4 javët e para për mbretërorët që numërojnë 12 pikë.