Kategoria I, Flamurtari thyhet në shtëpi nga debutuesit, 4 barazime në javën e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 17:54
Surprizë që në javën e parë për Flamurtarin pasi skuadra vlonjate u mund në ndeshjen debutuese të Kategorisë së Parë ndaj debutuesve të Luzit 2008 në shtëpi me rezultatin 2-1.
Një ndeshje që skuadra e Resulit e ndërtoi hap pas hapi me raste të shumta të pashfrytëzuara dhe pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në të dytën, Flamurtari kaloi në avantazh me brazilianin Jakovelli.
Në minutat 78 dhe 82 Luzi shënoi dy gola me Cuckan dhe Dushajn duke arritur një sukses cinik.
Rezultatet;
Tërbuni-Skënderbeu 1-1
Besa-Tomori 0-0
Korabi-Apolonia 0-0
Turbina-Besëlidhja 0-0
