Barcelona kalon me lehtësi edhe në Sevilla, Lewandowski i pandalshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 22:55
Barcelona anekson edhe Sevillan. 3-0 e pastër në transfertën delikate andaluziane për katalanasit që gjetën sërish rrugën e rrjetës me Lewandowskin golit të të cilit iu shtuan edhe ata të Raphinha dhe Eric Garcia për të kaluar me lehtësi në një fushë ku kanë hasur vështitrësi edhe në epokën e artë kur në skuadër Messi bënte ligjin.
Pas fitores së pak ditëve më parë me rezultatin 4-0 ndaj Real Valladolid, ky sukses është edhe më i rëndësishëm pasi i jep një sinjal të qartë Realit të Madridit që kaloi skuadrën tjetër andaluziane të Real Betis. Ky është goli i pestë sezonal për bomberin polak Robert Lewandowski në La Liga.
