Turqia kërkon marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe për targat

Në zemrën e Serbisë Turqia zyrtare kërkon angazhim të mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës sa i përket zgjidhjes së çështjeve të përbashkëta.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoglu në fjalën e tij në samitin e “Ballkanit të Hapur”, tha se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit tregon që dy vendet duhet të përqendrohen në pikat e përbashkëta dhe jo te dallimet.

Më tej ai tha se Turqia do të vazhdojë të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjeve të targave, mes Serbisë dhe Kosovës.

Ballkani i Hapur është urë midis Ballkanit dhe BE-së. Marrëveshja midis Prishtinë dhe Beogradit tregon që dy vendet duhet të përqendrohen në pikat e përbashkëta dhe jo te dallimet.

"Turqia do të vazhdojë të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjeve të targave, mes Serbisë dhe Kosovës. Duhet të zgjidhim probleme tona. Ballkani duhet të marrë në kontroll fatin e tij"

Në takim i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazoviç si edhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.

Por fjala e tij solli dhe një batutë me shefin e dioplomacisë turke.

Që prej së enjtes, në Beograd po mbahet samiti i radhës i cili u çel me Panairin e Verës që u titullua “Vizioni i Verës”.