Misteri: Makina dhe celulari i tij gjenden pranë shtëpisë, zhduket biznesmeni shqiptar në Greqi
Po vijojnë hetimet nga efektivët e Komisariatit të Parë të Policisë Dodekanez për gjetjen e një 46-vjeçari kontraktor ndërtimi dhe baba i tre fëmijëve të mitur në Rodos.
Gjurmët e shqiptarit u humbën mbrëmjen e së dielës së 28 gushtit, celulari i është fikur ndërsa makina i është gjetur e braktisur, dy kilometra larg shtëpisë së tij.
Zhdukja e tij ka shkaktuar shqetësim të madh te bashkëshortja dhe vëllai i tij, të cilët po e kërkojnë në vendet që ai e vizitonte herë pas here.
Sipas informacioneve, 46 -vjeçari është gjetur pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.
Nga kontrolli i kamerës rezultoi se ai është nisur drejt zonës, ndërkohë që nuk ka përfunduar kontrolli i bisedave të tij dhe gjetja e vendndodhjes së celularit.
Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar, por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur transaksione financiare dhe profesionale me babain 46-vjeçar.
