"S'mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të rajonit” , Erdoan javën tjetër viziton Ballkanin

Situata në Ballkan është në qendër të agjendës diplomatike edhe të Turqisë.  “Nuk mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të Ballkanit” tha ministri I Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu duke shtuar se këtë mesazh do e përcjellë edhe presidenti Erdoan në vizitën që do të bëjë javën e ardhshme në Ballkan.

Mevlut Çavushoglu:“ Dy janë sfidat në rajon.Kriza politike në Bosnje Hercegovinë. Presidenti Erdoan do vizitojë Bosnje Hercegovinën, Serbinë, e Kroacinë javën tjetër dhe situate politike në Bosnje do të jetë në krye të agjendës tonë. Nuk mund të lejojmë një konflikt tjetër në zemër të Ballkanit.

Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Marrëveshja për kartat e identitetit vërteton se duhet të përqëndrohemi në interesa të përbashkëta në vend të dallimeve. Turqia ka komunikim të hapur me të dyja palët e do të vijojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet e tjera që mbeten.”

Çavushoglu la të kuptojë se Turqia po luan rolin e saj në zgjidhjen e krizës politike në Bosnje si dhe do të vazhdojë të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjeve të targave, mes Serbisë dhe Kosovës

Mevlut Çavushoglu:“Disa mund të mendojnë që Turqia është aktor I jashtëm por është e gabuar. Ne jemi Ballkan. Ne hedhim poshtë ndarjet artificiale në Ballkanin më të gjerë si perëndim apo lindje. Na duhet të zgjidhim problemet tona e të mos I shërbejmë interesat e të tjerave. Ballkani duhet të marrë në dorë fatin e tij”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Deklaratat ministri i Jashtëm i bëri në samitin "Ballkani i Hapur" i mbajtur sot në Beograd ku ai ishte i ftuar.