Ministri i jashtëm hungarez: Të themi të vërtetën në këtë tryezë, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

Samiti i radhës i Open Balkan po zhvillohet sot në Beograd ku pjesë e saj janë presidenti serb Vuçiç, kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Kovaçevksi si dhe i Malit të Zi Abazoviç.

Në mbledhjen e sotme morën pjesë edhe Turqia dhe Hungaria me ministrat përkatës të jashtëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në fjalën e tij Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto deklaroi ndër të tjera që BE nuk ishte në gjendje të parandalonte koston që europianët duhet të paguanin me luftën që po ndodh në Ukrainë. Përmes tryezës së Open Ballkan ai bëri dhe një thirrje ndaj BE-së.

"Lufta në Ukrainë, pasojat e saj ekonomike, kriza katastrofike e furnizimit me energji kanë krijuar një mjedis në Europë, që në fakt ka qenë një thirrje për BE dhe Europën.

Duhet të themi të vërtetën rreth kësaj tryeze. E vërteta është se udhëheqësit e BE-së nuk qenë në gjendje të parandalonin që europianët të paguanin cmimin e luftës për të cilën nuk janë aspak përgjegjës.

Në rrethanat aktuale, ne besojmë se na duhet të shohim se si të shmangim problemet e mëtejshme dhe që pasojat e luftës të bëhen fatale për kontinentin tonë.

Mendoj që situata aktuale duhet ta bëjë më të dukshme për gjithkënd se politika e zgjerimit duhet të jetë politika më e rëndësishme e BE-së.

Padyshim kanë nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe unë besoj se integrimi i vendeve të përfaqësuara rreth kësaj tryeze tashmë, mund të kontribuonte pa asnjë dyshim për të rritur sigurinë europiane " tha ai.

Në samit ndër të tjera u diksutuan dhe cështje të tjera të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor si eksporti i mallrave ushqimor jetik, përmirësimi i infrastrukturës, lëvizja me vetëm karta identiteti mes vendeve të Open Ballkan dhe ndihma më vështirësitë energjetike dhe ushqimore që mund të përballen vendet gjatë dimrit.