Kovaçesvki në Open Ballkan: Dimri i vështirë, do të ndihmojmë njëri-tjetrin në mungesat ushqimore dhe energjetike

Në fjalën e tij kryeministri Kovaçevksi deklaroi se ndërkohë që bota është në krizë, Open Ballkan ka ndihmuar vendet anëtare që të përballojnë sfidat në sigurinë e energjisë dhe ushqimit

"Është e qarte se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia me nismën e Ballkanit të Hapur ka hedhur një hap kyç në një rrugë kyçe.

Ky bashkëpunimin sot mes 3 vendeve, ka hapur rrugën për ne që të menaxhojmë sfidat sigurisë të energjisë dhe ushqimit kur vendet në mbarë botën po përballen me krizë.

Ne do ndihmojmë njëri-tjetrin dhe vendet tjera. Siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë, ne do ta ndihmojmë njëri-tjetrin nëse kemi vështirësi në produkte ushqimore.

Nuk do të ketë ndalesë për tregtimit. Do të ketë qarkullim pa asnjë lloj kufizimi, bulmet, grurë, miell e kështu me radhë. Ministria jonë ka siguruar fonde për të siguruar burimet bujqësore.

Qeveria, punon për të angazhuar të gjithë potencialet tona të energjisë, për tu përballur me krizën. Do japim edhe ndihmë financiare për qytetarët në nevojë. Ka potencial.

Gjithashtu edhe po punojmë dhe për shkëmbimin e energjisë elektrikë," tha ai.  

Në samit ndër të tjera u diksutuan dhe çështje të tjera të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor si eksporti i mallrave ushqimor jetik, përmirësimi i infrastrukturës, lëvizja me vetëm karta identiteti mes vendeve të Open Ballkan dhe ndihma më vështirësitë energjetike dhe ushqimore që mund të përballen vendet gjatë dimrit.

Pjesë e tij ishin dhe Ministri i Jashtëm i Turqisë dhe Hungarisë.