Stuhia e frikshme/ Rrugët shndërrohen në "përrenj", shpërndarësit ja merr uji motorin
Moti i keq goditi pasditen e sotme Selanikun. Mjaftoi gjysmë ore shi dhe erë dhe rrugët e qytetit u shndërruan në përrenj duke dëmtuar rëndë shumë biznese.
Ndërkohë një video e shpërndarë në facebook tregon një shpërndarës me motor në qendër të Selanikut, i cili pavarësisht tentativave për të mbajtur në kontroll mjetin dy rrotësh ia mori poshtë rrjedha e ujit.
Sipas informacioneve, ai vetë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në të njëjtën kohë, në një video tjetër nga Twitter shihet se ujërat kanë vërshuar rrugëve të qytetit.
Brenda pak minutash rrugët u bënë lumenj dhe uji hyri shumë shpejt në dyqanet përdhese, teksa pronarëve iu desh të përdorin dhe kova për të hequr ujin.
Në të njëjtën kohë, rrufeja ka goditur çatinë e një banese, që më pas shpërtheu në zjarr.
Σαλόνικα εξτρίμ σπορτσ pic.twitter.com/0neHw9MyA9
— Malamas Sotiriou (@MalamasSotiriou) September 2, 2022
Shërbimi Zjarrfikës me tetë zjarrfikës dhe tre automjete. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në objekt.
Shërbimi Zjarrfikës raportoi se mori të paktën 80 thirrje për ndihmë nga qytetarët gjatë stuhisë së fortë.