Shpëtohet austriaku, VIVA Helicopters i vjen në ndihmë turistit të bllokuar në majën e Çikës

Një turist i cili kishte mbetur i bllokuar në majën e Çikës në Llogara të Vlorës është shpëtuar nga stafi i VIVA Helicopters. Shtetasi austriak vuante nga probleme kardiake, ndaj ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë dhe trajtimin e duhur nga ana e mjekëve.

Ndërhyrjet e helikopterëve të kompanisë VIVA Helicopter vijojnë të jenë vendimtare për rastet emergjente.

Një turist u shpëtua së fundmi nga stafi i VIVA Helicopters, i cili kishte mbetur i bllokuar në majën e Çikës në Llogara të Vlorës.

Mësohet turisti që u shpëtua ishte me shtetësi austriake dhe po ashtu vuante nga probleme kardiake, ndaj ai është transportuar me urgjencë me heliktopterët "Rescue helicopters" në spital për të marrë dhe trajtimin e duhur nga ana e mjekëve.

VIVA Helicopter prej vitesh tashmë vijon të realizojë me sukses operacione të riskut të lartë, dhe po ashtu ajo angazhohet dhe në operacione të mirëfillta kërkim shpëtimi.

Po ashtu shpeshherë ndërhyrja e helikopterëve të kompanisë ka qenë vendimtare për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga flakët në zona të thella të vendit.

Ajo operon në disa vende të botës dhe është ndër më të kërkuarat për ndërhyrje nga ajri në raste zjarri dhe emergjencash të tjera.

E vendosur në Baldushk, kjo kompani ka një përvojë prej më shumë se 25 vitesh në këtë sektor.