Viva Helicopters”, rojtari i hidrocentralit të Komanit, shmang shembjen e shkëmbinjve
“Viva Helicopters” ka ndërmarrë një tjetër operacion për mbrojtjen e masivit shkëmbor përreth hidrocentralit të Komanit.
Helikopterët kanë transportuar tonelata me materiale në të dyja anët e digës së hidrocentralit.
Pilotët kanë operuar në këtë terren të thyer në të cilin është e pamundur të veprohet me mjete të tjera, përveç ndërhyrjes nga ajri.
Masat u ndërmorën për të ndaluar rrëshqitjen e shkëmbinjve mbi hidrocentral, pasi nga reshjet gjatë dimrit shpatet shkëmbore përbejnë rrezik.
Aty çdo vit është e domosdoshme të vendosen barriera mbrojtëse dhe pjesë e këtij kontributi ka qenë dhe vijon të mbetet kompania e fluturimeve “Viva Helicopter” e cila është e specializuar për operacionet me risk.
Edhe me parë “Viva Helicopters” ka qenë pjesë e operacioneve në ndihmë të institucioneve shtetërore edhe në shuarjen e flakëve të zjarrit në disa zona pyjore dhe malore të vendit.
Personeli i “Viva Helicopters” ka marrë pjesë në operacionet kundër zjarreve që përfshijnë terrenet e vështira në pyje dhe male në shumë qarqe të vendit.
Ekipet kanë qenë në beteja me flakët bashkë me zjarrfikësit dhe emergjencat civile. Në shumë raste ndërhyrja e tyre ka qenë vendimtare në lartësi të mëdha për të izoluar vatrat e flakëve.
Operacionet kundër zjarrit janë një prej shërbimeve që ofron kjo kompani e cila përfshin edhe fluturime turistike, hulumtime, shërbime mjekësore përmes fluturimeve si dhe transportin e ngarkesave.
