Tiranë/ U shfaq në video duke prekur në vende intime të miturën, policia ndalon plakun pedofil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2022, 18:57
Policia e Tiranës ka ndaluar një 76-vjeçar për vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Ndalimi i shtetasit Sh.C erdhi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.
Ai akuzohet për veprën penale "Vepra të turpshme".
Në video, i moshuari që thuhet se banon në zonën e Selitës në Tiranë, shfaqet duke prekur në vendet intime një vajzë të mitur.
Pamjet tregojnë të moshuarin e ulur pranë dy fëmijëve, teksa në një moment kontrollon me sy nëse e sheh dikush dhe më pas fut dorën në pjesën e pasme të vajzës së mitur.
