Kapja e Faruk Ozer sjell në Shqipëri delegacion e lartë të Policisë turke: Ju falenderojmë!
Arrestimi i turkut Faruk Ozer, i cili kryente mashtrimi përmes kriptomonedhave, ka sjellë në Shqipëri një delegacion të lartë turk.
Ata kanë kryer një vizitë në Policinë e Shtetit, me qëllim shprehjen e falënderimeve për kapjen e shtetasit shumë të kërkuar.
Delegacioni kryesohej nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, njëkohësisht edhe Drejtor i Departamentit të Krimit të Organizuar, Resul Holoğlu.
Ata u pritën në Tiranë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.
Holoğlu, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë turke dhe të Ministrit të Brendshëm turk, i shprehu Vocajt dhe Policisë shqiptare, për realizimin me sukses të operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit.
Ndërsa, Vocaj theksoi faktin se Policia shqiptare ka qenë e angazhuar maksimalisht për kapjen e të shumëkërkuarit, duke zhvilluar shumë kërkime, në disa qarqe të vendit.
Faruk Ozer u prangos gjatë operacionit “Brain”, të zhvilluar nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me FAST Albania dhe DVP Vlorë, më datë 30.08.2022, ku u kap në Himarë, 28-vjeçari turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.


