Makina përplaset me bordurat e rrugës, humb jetën 46 vjeçarja në Kuçovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një 46-vjeçare ka humbur jetën.

Policia bën e dije se: në rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Për pasojë ka ndërruar jetë, pasagjerja në motomjet e identifikuar si M.P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.