Abetarja unike, Mehmeti: Është në thyerje të ligjit, na duhen shkolla me standarde

Këtë vit arsimor nxënësit e klasave të para në Kosovë nisin mësimin me abetaren e njëjtë që do të mësojnë edhe fëmijët në shkollat në Shqipëri ku viti i ri shkollor nis më 12 shtator.

Ndërkohë eksperti Ndriçim Mehmeti, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj është shprehur se abetarja unike thyen ligjin, pasi tekstet alternative nuk duhet të jenë më shumë se tre.

Më tej ai u shpreh kritik ndaj duke thënë se në vendin tonë kemi mësues të patrajtuar dhe të keqpaguar.

Ndriçim Mehmeti: Ka pasur një abetare unike të vitit 2012, është bërë në Prizren. Kryeministri Kurti ka bërë një gabim historik, nuk ka pasur një alfabet të njësuar në Kongresin e Manastirit, ja kanë thënë gabim.

Çdo të thotë abetare unike, ne nuk jemi si në kohën  e Kongresit të Manastirit që s’kemi një alfabet të përbashkët dhe po bëjmë një alfabet të përbashkët.

Ne nuk na duhen hotele me 5 yje, na duhen shkolla me standarde. Ne kemi mësues të patrajnuar, mësues të keqpaguar, një arsim të politizuar dhe për të tërhequr gjithë vëmendjen bëhet spektakli në Gjakovë.

Abetarja unike që këta bërtasin thyen ligjin, sepse neni ’45, thotë se kemi teste alternative dhe jo më shumë se tre. Çdo të thotë e përbashkët? A, a është. Interpretimi dhe mënyra e strukturimit është gjë tjetër. Çfarë cilësie do sjellë në arsim abetarja unike. Ne synojmë arsim cilësor, dhe arsimi cilësor vjën nga një infrastrukturë shumë e mirë, nga mësues të mirëpaguar dhe nga nxënës të mirëpaguar.