Berisha: Në 11 vite Rama bëri batërdi në Tiranë, sot gjithçka dikton pesha e drogës
Në një takim me intelektualë të fushave të ndryshme për sfidat e kryeqytetit, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se Tirana njohu batërdinë gjatë drejtimit të bashkisë nga Rama
Sipas tij, ai u mor me bojatisje, por në 11 vite nuk bëni planin e qytetit, në 11 e kafshoi qytetin siç deshi me parimet e tij korruptive.
Berisha theksoi se në Tiranë kanë ngelur vetëm 2-3 monument që priten të shkatërrohen dhe se gjithçka në të dikton peshën e drogën.
Berisha: Tirana njohu batërdinë me ardhjen e Edi Ramës në krye të bashkisë. Ai u mor me bojatisje, por në 11 vite nuk bëni planin e qytetit, në 11 e kafshoi qytetin siç deshi me parimet e tij korruptive. Ai kishte një stil; gjithë javën rrinte në Pezë dhe dilte të shtunën dhe të dielën që tu thoshte qytetarëve që po vdes në punë. Në 4 vite ka rindërtuar 12 kilometra rrugë, ndërsa Tirana ka mijëra kilometra pa asfalt.
Ai bërë një gjë të mirë duke shpallur zonën e mbrojtur, por më pas e shkatërroi. Kanë ngelur vetëm 2-3 monumente dhe ato presin për tu shkatërruar. Çdo qytet ka ndërtimet e kohës. Arkitektët që merren me Tiranën. Në qytete të tjera kanë ndërtuar kryevepra, këtu transformohen me Edi Ramën dhe këtë kryetar bashkia. Gjithçka në tiranë dikton pesha e drogës.
