Aksident në Kolonjë, plagoset pasagjerja që ishte në motor

Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Ersekës ditën e sotme 1 shtator 2022.

“Rreth orës 09:25 janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti motor me drejtues shtetasin E. J., banues në fshatin Taç, me mjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin E. D”, njofton policia.

 Për pasojë ka marrë lëndime shtetasja B. J., rreth 66 vjeçe, banuese në Taç, Kolonjë, pasgjere në motor, e cila ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.