Tiranë, vrau vëllanë dhe kunatën me armën që kishte me leje, “Arrest me burg” për Arsen Muskurtin
Arsen Muskurti, njeriu që ekzekutoi vëllanë dhe kunatën e tij mesditën e 30 gushtit 2022 në mes të Tiranës do të qëndrojë në qeli. bNgjarja ndodhi në rrugën "Islam Alla" që lidh Rrugën e Kavajës me atë të “Myslim Shyrit” në Tiranë në agjenci udhëtimesh.
Sapo mbërriti brenda sallës, Arsen Muskurti përshëndeti me dorë mediat dhe ashtu siç kreu krimin, me gjakftohtësi, edhe gjatë seancës gjyqësore, ka pranuar se ka vrarë vëllanë dhe kunatën.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje në rrethana familjare të 2 personave”.
Gjyqtari i seancës Artan Gjermeni, pasi u njoh me pretendimet e palëve vendosi masën e arrestit burg pa afat.
Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati Muskurtit bëri të ditur detaje nga dosja dhe tha se janë 7 kallëzime penale të bëra nga autori i vrasjes kundrejt viktimave të së martës, por policia e shtetit nuk mori asnjë masë.
" Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës policia e shtetit nuk ka marrë asnjë lloj veprimi. Pjesa tjetër do të mbetet si sekret hetimor. Që nga 2018 e në vazhdim që ka pasur probleme me të vëllain merrte medikamente. Armën e ka pasur me leje"
Sipas avokatit autori është vetëdorëzuar, duke hedhur poshtë pretendimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi se Arsen Muskurti u arrestua nga policia.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin public ndodhi më 30 gusht. Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti, 44 vjeç dhe 33 vjeçe ndërsa autori Arsen(Hamza) Muskurti u arrestua dy orë pas krimit të rëndë.
Çifti Muskurti ishin prindër të 3 fëmijëve.
Kamerat e sigurisë filmuan Arsen Muskurtin teksa hyn në dyqan, qëndron brenda 20 sekonda e del. Duket sikur kreu një pagesë e largohet por jo, la brenda dy të vrarë, vëllanë dhe kunatën.
Dy vëllezërit kanë qenë dikur ortakë në agjencinë turistike ku dhe ndodhi krimi, por më pas ishin ndarë dhe kjo ndarje e biznesit dyshohet se ka qenë dhe shkaku i konfliktit.
Vrasja mësohet se ka ndodhur menjëherë pasi Arsen Muskurti kishte marrë fletë thirrjen e gjykatës, ndërsa viktimat kishin kërkuar urdhër mbrojtjeje nga Arseni.
Sakaq avokati deklaroi se klienti i tij veç faktit që kishte bërë 7 kallzime në polici por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim nga ana e tyre, arma që kishte përdorur për të kryer krimin e kishte me leje.


