"Mafia - drejtues lokalë - sipërmarrje" trekëndëshi i bashkëpunimit të Ndranghetas. 202 të arrestuar, bllokohen 72 mln euro
Një megaoperacion është ekzekutuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Gjykatës së Katanzaros e nën hjetimin e Prokurorisë së Antimafias së Katanzaros drejtuar nga Prokurori Nicola Gratteri, nga Guardia di Finanza e Shërbimi Operativ Qëndror i Romës.
202 persona janë vënë nën arrest paraprak me akuza të ndryshme mes të cilave pjesëmarrje në aktivitet kriminal të tipit ndrnghetist mafioz, pjesëmarrje kriminale në trafik lëndësh narkotike, aktivitet i paligjshëm në lojëra fati e baste sportive, riciklim e riciklim parash, transferim i paligjshëm e mashtrim me pasuritë e tyre, e krime të tjera të cilat i rëndon akuza e metodës mafioze.
Ky operacion ka zbardhur skemën kriminale të lidhjes së politikës me mafian e sipërmarrjen lokale pasi mes personave të arrestuar është kryetari i bashkisë së Rendes Marcello Manna, këshilltari i punëve publike të kësaj bashkie Pino Muno, e drejtori i dekorit urban të qytetit të Cosenzas Francesco De Cicco. Në hetim është vënë dhe një avokat i njohur i tteritorit.
Nën sekuestrim janë vënë pasuritë e personave nën hetim që kapin vlerën e 72 milionë euro mes të cilave 78 banesa, 44 pronësi toke, 1 yacht, 39 qëndra lojëra fati, 70 automjete.
Në mesditën e sotme Prokurori i Antimafias Nicola Gratteri pritet të zbardh detajet e këtij operacioni në selinë e Prokurorisë së Catanzaros.
