Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Paraditja në territor do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të bëhen në vijim.

Pritet që vranësirat herë pas herë të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në zonat malore
dhe pjesërisht në zonën e ulët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Bregdeti do jetë në pjesën më të madhe me mot të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti sot