Zbatohet marrëveshja në veri Kosovë-Serbi, nis lëvizja e lirë

Në mesnatë Serbia dhe Kosova nisën zbatimin e marrëveshjes për qarkullimin e lirë.

Beogradi zyrtar pranoi dy vendimet e qeverisë Kurti, për reciprocitetin e dokumenteve të identifikimit të qytetarëve të dy vendeve, dhe tjetri për targat serbe të automjeteve me akronimet e qyteteve të Kosovës. 

Marrëveshja u arrit më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Situata në veri të Kosovës  ka qenë e qetë. 

Në Merdarë, qytetarë serbë kane kaluar kufirin në të dy anët.

Në Jarinjë, gjithashtu gjithçka ka shkuar mire.

Ministri i brendshem i kosoves Xhelal Sveçla, vezhgoi nga afer siuatën pas mesnate e konfirmoi zbatimin e  marrëveshjes.

“Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe nga pikat kufitare në Merdare, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë.

Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë”

Nga pika kufitare e Bernjakut ai tha se ky është nje lehtësim i madh për shtetasit qe udhëtojnë për Serbi.

Pronarët e automjeteve, do t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS.

Ky vendim ishte marrë në mbledhjen e 29 qershorit të këtij viti dhe ishte planifikuar që të fillojë së zbatuari më 1 gusht, por për shkak të tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës vendimi i shty për një muaj.