Përdhunimi i 11-vjeçares, reagon edhe Dafina Zeqiri: Na duhen emrat e plotë të të akuzuarve!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 12:57
Ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, lidhur me rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga pesë persona.
Zeqiri shkruan në Twitter se duhet të bëhen publikë emrat dhe mbiemrat e të pesë dyshuarve për dhunimin e së miturës.
“Na duhen këta emra! Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të pestë!”, shkruan Zeqiri.
Për rastin e rëndë që tronditi Kosovën deri me tani arrestuar katër të dyshuar për rastin, derisa i pesti është identifikuar nga policia, por ende është në arrati.
