Qytetarët në Prishtinë protestë kundër dhunës ndaj grave e vajzave pas përdhunimit të 11-vjeçares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 12:42
Ka nisur në Prishtinë protesta e paralajmëruar lidhur me rastin e dhunimit të vajzës 11 vjeçare që ndodhi të shtunën në Prishtinë nga 5 persona.
Qytetarët e revoltuar kanë dalë në sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar ndaj këtij akti makabër dhe rasteve të tjera që kanë ndodhur në Kosovë.
Opinioni publik në Kosovë u trondit nga ngjarja e rëndë ku 5 persona akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë 11-vjeçare për disa orë.
Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa kanë reaguar për ngjarjen edhe liderat nga të dyja kampet politike, deri tek kryeministri e presidentja, që kanë kërkuar ashpërsim të ligjit.


