Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, Haradinaj: Çnjerëzore! Shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për përdhunimin e 11 vjeçares  në Prishtinë.

Haradinaj në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, e konsideron si ngjarje çnjerëzore ndërsa shtoi se ne si shoqëri duhet të reflektojmë dhe se shteti duhet të marrë masa të rrepta nda dhunuesit.

Ai tha se asnjë fëmijë nuk duhet të ketë një fat të tillë dhe se autorët duhet të marrin ndëshkimin më të rëndë.

“E  tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe.  Jashtëzakonisht i shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore. Bashkëndjej me familjen e fëmijës dhe me të gjithë qytetarët e vendit.  Ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve! Duhet te reflektojmë për të parë ku jemi e çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë. Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë.”- shkruan ai.