Stuhia shkakton kaos në Shkup, furgoni me 15 pasagjerë ngec në mes të ujit, momenti i evakuimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 00:37
Shkupi u përfshi nga rebeshe shiu e erë e fortë pasditen e 30 gushtit.
Rrugët e disa lagjeve u përmbytën, ndërsa nën ujë pati dhe parkingje e bodrume të përmbytura.
Shumë pemë u rrëzuan dhe njerëzit u bllokuan në makinat e tyre.
Autoritetet thanë se shërbimet e emergjencave ndërhynë për nxjerrjen e disa personave nga automjetet e tyre që kishin mbetur të bllokuar në disa nënkalime të qytetit.
Bulevardi Goce Dellçev në nënkalimin e sheshit Skënderbej ishte plot me ujë dhe një furgon plot me pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë. Për fat të mirë, zjarrfikësit janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë evakuimin e 15 pasagjerëve.
