E rëndë! 20-vjeçari shqiptar përplas me motor 27-vjeçaren në Greqi, e reja vdes dy ditë para dasmës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2022, 16:17
Një tragjedi ka ndodhur në asfalt në Selanik, ku një edukatore në moshën 27-vjeçare ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik.
Mësohet se një 20-vjeçar shqiptar, i cili po drejtonte një motoçikletë ka aksidentuar të renë teksa po kthehej nga festa e beqarisë, ndërsa pas dy ditësh kishte dasmën.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku dhe ndërroi jetë, pasi nuk u shpëtoi dot plagëve të marra nga aksidenti, shkruajnë mediat.
Ndërkohë 20-vjeçari tashmë është arrestuar.
