I dyshuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, arrestohet dhe personi i 5-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 16:45
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe personin e pestë të dyshuar të përfshirë në përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Sipas mediave të Kosovës, personi i pestë emri i të cilit nuk bëhet publik, aktualisht është në komisariat dhe po merret në pyetje, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur shqiptarët.
Sakaq, Gjykata Themelore në Prishtinë sot (30 gusht) ka caktuar masën e paraburgimit për dy të miturit e tjerë të përfshirë në ngjarje.
