"U pashë hijen, mendova se ishin hajdutë", lirohet me kusht i moshuari që plagosi me armë zjarri 2 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2022, 15:59
Një 70-vjeçar në Greqi, i cili plagosi me armë zjarri në orët e para të së premtes së kaluar dy fëmijë 14 dhe 16 vjeç, të cilët hynë në oborrin e shtëpisë së tij në Alepochori, është lënë i lirë me kushte shtrënguese.
Kështu ai nuk do të ketë të drejtë ti afrohet Alepochorit, nuk do të mund të dalë jashtë vendit dhe do të jetë i detyruar të paraqitet në Drejtorinë e Policisë së vendit ku do të banojë.
Po kështu atij iu desh të paguante dhe një garanci monetare prej 10 mijë eurosh.
Duke folur rreth ngjarje në gjykatë, i akuzuari pohoi se kishte parë dy hije dhe mendonte se ishin hajdutë, siç edhe i kishte ndodhur në raste të tjera në të kaluarën.
Ai tha se ka dashur vetëm t'i trembë ata, duke mohuar se ka qëlluar drejt tyre për ti vrarë.

