Përdhunimi i 11-vjeçares, ja videot që publikonte në TikTok njëri nga të dyshuarit me makinën e krimit
Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në Kosovë, ku 4 persona janë arrestuar dhe një tjetër është ende në kërkim si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë
Rasti ka tronditur gjithë vendin ndërkohë që është zbuluar identiteti i vetëm një prej të arrestuarve, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë të moshës së mitur.
Një nga autorët e dyshuar të krimit, 26-vjeçari Ekrem Rexhepi rezulton se ishte mjaft aktiv në rrjete sociale, sidomos në TikTok.
Aty ai ka publikuar shumë shpesh video, në disa prej të cilave shfaqet edhe me veturën e tij me të cilën dyshohet se e ka marrë të miturën dhe e ka dërguar në një destinacion tjetër nga Dragodani, ku edhe e ka përdhunuar. Në një tjetër video, ai shfaqet në veturë me qindra euro.
Përdhunimi i vajzës sipas dosjes së prokurorisë ka nisur të shtunën (27 gusht) në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj 26-vjeçarit Ekrem Rexhepi dhe një të mituri, vëllezër, si të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik të Kosovës, deri tek liderat më të lartë të shtetit që kanë kërkuar ashpërsim të ligjeve.

