Kurti: Fushata për konvertimin e targave zgjat deri më 31 tetor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve që të konvertojnë targat.

Kurti tha se fushata për konvertimin e targave nga regjimi i Millosheviqit tek ato legale të Kosovës do të vazhdojë deri më 31 tetor.

 “Sa i përket 1 shtatorit, vazhdon fushata për konvertimin e targave nga ato që i ka lënë regjimi i Millosheviqit, e Serbia e secilit pushteti i ka vazhduar, tek ato që janë legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës. Kjo të vazhdojë deri më datën 31 tetor”, ka thënë ai.

Ndërkohë 1 shtatori është data kur pritet të hyjë në fuqi reciprociteti për targa.