Përdhunimi i 11-vjeçares, jep dorëheqjen drejtori i policisë në Kosovë: Ndërgjegje profesionale

Pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 11-vjeçareje në Kosovë, ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Lajmi për dorëheqjen e tij ditën e sotme e ka bërë me dije vetë ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z.  Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale. Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.” – shkruan ministri.

Për ngjarjen e tmerrshme 4 persona janë arrestuar dhe një tjetër është ende në kërkim.