Ekspertja e arsimit: Të futet që në 9-vjeçare edukimi për karrierën, të jetë lëndë praktike
Ekspertja e arsimit Irsa Ruçi është shprehur se përdhunimi i 11 vjeçares është një veprim jashtë çdo logjike njerëzore.
Në një intervistë për Ora News, u shpreh se një sjellje e tillë e 5 abuzuesve ndaj të miturës është për shkak të ambientit ku është rritur.
Irsa Ruçi: Gjatë gjithë jetës së saj do e shoqëroj imazhi i dhimbjes që ajo sot ndjen. Protestat i mirëpresë gjithmonë. Ndërgjegjësimi duhet të nisë që nga mënyra se si e shohim dhe mënyra se di trajtohet dhe edukohet femra. Një sjellje të tillë të rinjtë e kanë zhvilluar që nga ambient ku është rritur. Është një veprim jashtë çdo logjike njerëzore.
Ajo tha se të rinjtë duhet të shkojnë drejt dijes së vërtetë, pasi sipas saj intelektual nuk të bën vetëm shkolla.
Irsa Ruçi: Të rinjtë duhet të thyejnë disa mentalitete, mentaliteti i parë dhe më i rëndësishëm është se nuk të bënë vetëm diploma intelektualë. Ne duhet të shkojmë drejt dijes së vërtetë.
Teksa vuri theksin te arsimi ajo tha se edukimi për karrierën duhet të futet që në klasën e 9-të dhe duhet të jetë një lëndë praktike në terren.
Irsa Ruçi: Arsimi profesional sot është në gjendje të mjerueshme, sepse ne nuk e kemi edukuar një të ri me atë kulturë mendimi. Nuk të tregon sot shkolla se sa sukses do të kesh nëse do vazhdosh shkollën e lartë. Ajo që unë propozojë është edukimi për karrierën që në klasë të 9-të. Edukimi për karrierën duhet të jetë një lëndë praktike në terren, duhet të jetë studim i tregut midis të gjithë instrumenteve shtetëror dhe privat.
