Marrëveshja, Bytyçi: Serbët në Kosovë do kalojnë me dokumente serbe, do kenë dy nënshtetësi

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Enver Bytyçi u shpreh se marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje që parashikon që qytetarët e të dyja vendeve të kalojnë kufirin e të dy shteteve.

Ai tha se më herët shtetasit e Kosovës nuk kalonin me dokumentet e tyre, po me dokumente të përkohshme të Serbisë.

Bytyçi shtoi se këtu ka një klauzolë që qytetarët e etnisë serbe kanë të drejtë që të kalojnë me dokumentet e Serbisë. Disa e kanë cilësuar si një dështim këtë gjë.

Bytyçi: Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbinë është një marrëveshje që parashikon që qytetarët e të dyja vendeve të kalojnë kufirin e të dy shteteve. Pra, qytetarët serbë dhe ata kosovarë të kalojnë me dokumentet e tyre. Më herët shtetasit e Kosovës nuk kalonin me dokumentet e tyre, po me dokumente të përkohshme të Serbisë. Dokumentet e Kosovë u mbaheshin në kufi. Këtu ka një klauzolë që qytetarët e etnisë serbe kanë të drejtë që të kalojnë me dokumentet e Serbisë. Disa e kanë cilësuar si një dështim këtë gjë.

Në fakt kjo është parashikuar në planin e Ahtisarit që serbët në Kosovë do të mbanin dyshtetësi, prandaj këta qytetarë nuk mund të detyrohen se me çfarë dokumenti do të kalojë në kufi. Ajo që bën përshtypje, në një farë mënyre është pranuar se qytetarët serbë në Kosovë nëse nuk duan që të mos marrin dokumente të Kosovës, mund ta bëjnë këtë gjë. Kjo do të thotë se nga pikëpamja teorike nuk do të marrin këto dokumente, por ama do të paguajnë taksa.