Marrëveshja Kosovë-Serbi, Stoltenberg: E mirëpritur, NATO e KFOR mbeten vigjilentë

Duket se marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë kanë hyrë në një normalitet të ri ditët e fundit, pas tensioneve në veri.

Kështu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter shkruan se ka marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëpritur.

Ai shton se i inkurajon të dy liderat Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy, presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. NATO- KFOR mbeten vigjilentë”, - shkruan Stoltenberg.

Ditën e djeshme (27 gusht) Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje historike ky të dyja vendet  hoqën dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Tashmë qytetarët e të dyja vendeve mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.