Përdhunuan 11 vjeçaren në Kosovë, arrestohen edhe 2 të dyshuar

E gjithë Kosova është tronditur nga rasti i dhunimit seksual të një vajze 11 vjeçare ku dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha në një intervistë në Klan Kosova se dy personat e arrestuar lidhur me rastin kanë lidhje familjare.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 28 gushtit 2022 kur e mitura ka qenë duke ecur në park.

"Të tre personat ishin afruar tek 11-vjeçare dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës. E dëmtuara ka deklaruar se të dy personat kanë vazhduar që ta ndjekin duke biseduar dhe njëri nga ata e ka tërhequr në një qoshe dhe kanë kryer marrëdhënie me të pa dëshirën e saj. Pasi e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata janë kanë mbyllur gojën. Të dy kanë ushtruar dhunë seksuale. Pasi janë larguyar afër shtëpisë së saj vajza është ndaluar nga një person tjetër, dhe një person tjetër i ka marrë me veturë. Më pas vetura është ndaluar në një vend të panjohur dhe shoferi ka kryer marrëdhënie seksuale me të” ka dëshmuar e mitura.

Edhe dy te arrestuar pasdite  
Ministri i Bredshëm deklaroi se pasditen e së hënës janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

"Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë.

Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal.

Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër." 


Reagon Presidentja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me përdhunimin e një 11-vjeçareje nga 3 persona në Prishtinë.

Ajo e cilëson si një akt  çnjerëzor dhe ka kërkuar një hetim rigoroz dhe që të vihen para ligjit ata që kanë kryer këtë vepër penale.

Osmani shton se ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët

Ngjarja

Pesë persona dyshohet se dhunuan një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë, të shtunën, në periudhën kohore 17:30 - 00:30. Deri më tani janë arrestuar katër të dyshuar.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, njoftoi se të martën do të mblidhet me urgjencë Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e dhunimit ndaj 11-vjeçare.

Shala shkroi në Facebook se mbledhja është ftuar të mbahet në mëngjes, derisa shtoi se pas rastit ka komunikuar me anëtarët e institucioneve kompetente.

Nje muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate