“Lufta” bullgaro-maqedonase, Shkupi dërgon në Pustec shqiptarin Bujar Osmani
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dërgon në Shqipëri, një anëtar shqiptar të saj, ministrin e Jashtëm Bujar Osmani për të zgjidhur përplasjet me Bullgarinë në lidhje pakicat përkatëse. Osmani ishte në zonat kufitare nga ky përcolli mesazhe për Tiranën Zyrtare.
Joshja me të mira materiale përdoret rëndomtë kur bëhet fjalë për konvertime.
Në Shqipëri në prag te reformës se re territoriale dhe censusit, fqinjët kane nisur një beteje për pakicat e tyre.
Ndryshe nga fushatat konstante të Greqisë në jug të vendit, këtë herë është Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në një betejë intensive për pakicat përkatëse që jetojnë në zonat e kufitare të Prespës, Kukësit apo Dibrës.
Përballë lëvizjes së Sofjes, Shkupi zyrtar dërgoi këtë fundjave në Shqipëri, pikërisht një ministër Shqiptar Bujar Osmanin, një vizitë me shumë simbolika për një mesazh ndaj Tiranës zyrtare.
Ishte ne fillim në zonën Xhepishtë-Trebishtë e më pas në Puset, ku 500 banorë kanë marrë pasaportë bullgare e 1400 të tjerë janë në proces.
“Të shohim cilat janë motive, a janë ligjore apo jo, a janë të iniciuara nga ndonjë qendër apo faktorë lokale ekonomike që tentojnë të keqpërdorin gjendjen e vështirë të njerëzve për tu dhënë një pasaportë, kërkon një analizë, jam këtu ti inkurajoj njerëzit.”
Ndërsa ne Jepishtë-Trebishtë, tha se ishte për funksionimin e pikës kufitare për 24 orë për shkak se njerëzit nuk kanë spital, për plotësimit e kërkesave arsimore ,për të thelbësor mbetet çështja e rritjes artificial të numrit te bullgareve me ose pa presion…
“Dëgjova dhe këto vërejtje, që unë e quajta fenomen të pasaportizimit me qëllim të një inxhinjeringu etnik, ne gjithë rajonin ka qenë historikisht prezent. Njerëzit janë të vetëdijshëm se kush janë, natyrisht ndonjëherë në presion të barrës ekonomike, të jetës.”
Shkupi beson se Tirana zyrtare do të tregohet e drejtë në rastin e minoriteteve dhe Osmani i mëshoi një regjistrimi korrekt te popullsisë në Shqipëri.
“Ne besojmë plotësisht në kredibilitetin e censusit nga ana e shqiptarëve e nuk besojmë se në asnjë mënyrë do të devijohet ndryshe reflektimi e demografia ne rezultate.”
Ndërsa Bullgaret kërkojnë bashki të reja në zonat ku kane shtetas te tyre e për këtë po shtojnë numrin me aplikime për pasaporta, e po ashtu Shkupi po luan kartën diplomatike me dërgimin në mision të Ministrit të jashtëm Osmani, nëse do të ndryshojë apo jo harta këtë do të vendosë parlamenti i Shqipërisë që ka ngritur një komisionin për reformën e re territoriale dhe censusi është shtyrë për vitin tjetër për shkak tenderash.
