Marrëveshja Kosovë-Serbi, Andoni: Gjë e mirë, duhet parë nëse do të implementohet pa incidente

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se targat do të funksionojnë sërish dhe targat serbe kur të vijnë në Kosovë do të mbulohen dhe anasjelltas.

Sipas tij, në fakt gjërat teknike dhe dialogut mes dy vendeve kanë marrë udhë qysh atë vit dhe ishin gati në zbatim.

Ai tha se rezultati është i mirë sepse do të implementohet, por ajo që do të duket në ditët e para do të shihet implementimi pa incidente i kësaj gjëje.

Andoni: Targat do të funksionojnë sërish dhe targat serbe kur të vijnë në Kosovë do të mbulohen dhe anasjelltas. Arritja në këtë moment është implementimi i asaj që është bërë në vitin 2011. Në fakt gjërat teknike dhe dialogut mes dy vendeve kanë marrë udhë qysh atë vit dhe ishin gati në zbatim. Elementi që është i ri është futja e elementit negociues i ShBA-ve që i ka bërë këto marrëveshje të pranueshme dhe të qasshme. Marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve kanë njohur vetëm rritje këto kohë, cka tregon se vendet kanë bashkëpunim ekonomik. Serbët do të pajisen me një letër kur të futen në Kosovë ku do të përcaktohet respektimi i marrëveshjes së Kumanovës.

Rezultati është i mirë sepse do të implementohet, por ajo që do të duket në ditët e para do të shihet implemtimi pa incidente i kësaj gjëje. Serbët e Kosovës kanë probleme sepse nuk respektojnë targat  e Kosovës, por i marrin në qytetet fqinje për të lëvizur. Edhe forcat speciale kur bëjnë ndonjë aksion për kontrabandë ndërhyjnë në këto zona. Ndërkohë që serbët do të mund të përdorin targat specifike dhe do t’i mbulojnë ato serbet.