Vrasja e pensionistit Shefki Kurti, arrestohet bashkëshortja 70 vjeçare, rrëfen krimin

Zbardhet  pas një muaji autori i vrasjes horror të shqiptarit Shefki Kurti në Itali, trupi i të cilit u gjet i copëtuar. Krimi është kryer nga bashkëshortja e tij 68-vjeçare e cila ka pranuar gjithçka para hetuesve.

Policia ka arrestuar bashkëshorten e Shefki Kurtit, 72 vjeçarit trupi i të cilit u gjet i gjymtuar në një kanal në veri të Italisë.

Gruaja e identifikuar si Nadire Kurti u arrestua pasi akuzohet se ka vrarë dhe copëtuar trupin e pensionistit.

Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo) mes 28 korrikut dhe 31 korrikut 2022.

Ishte familja e Kurtit – çifti ka dy fëmijë të rritur – që zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sherr mes burrit dhe gruas së tij.

Më pas u verifikua dhe u identifikua se i përkiste Shefki Kurtit, 72 vjeç, banues në Rovigo, i martuar dhe pensionist.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gruaja thuhet se ka rrëfyer për vrasjen dhe copëtimin e bashkëshortit të saj.

Trupi i të moshuarit shqiptar i cili rezulonte prej një jave nën ujë u gjet i copëtuar në 4 thasë të zinj.  Fillimisht autoritetet gjetën një këmbë, më pas trupin dhe kokën, krahët dhe në fund këmbën tjetër.

Lindur më 7 gusht 1950 në Durrës, i martuar, me dy fëmijë mbi 30 vjeçarë, me profesionin murator e tashmë pensionist, Shefki Kurti jetonte prej disa vitesh në Itali, në komunën Badia Polesine në provincën e Robigos.

U deshën 5 ditë për identifikimin e emrit të shqiptarit pas gjetjes së pjesëve të trupit të tij të gjymtuara, të mbyllura në thasë mbetjesh urbane e të hedhura në lumë.

Vrasja e pensionistit Shefki Kurti, arrestohet bashkëshortja 70