Edhe një “gjigand” si Paolo Maldini ka pengje të mëdha nga karriera e tij

Paolo Maldini është një nga lojtarët më të suksesshëm të historisë së futbollit por edhe një kampion si ai ka keqardhjet e tij për vendime që mund të ishin marrë ndryshe në të kaluarën.

Njeri i përulur që sot po e ndihmon Milanin të fitojë edhe në një format të ri pa mbështetjen e Berlusconit. Në një lidhje direkte me Christian Vierin në Instagram, ai rrëfeu një sekret dhe oeng të madh njëkohësisht që lidhet me Botërorin 2006.

“Marcello Lippi më kërkoi të bashkohesha me skuadrën në atë botëror dhe kur e pashë që fituan mendova me vet: Sa i pafat që jam. Paraqitjen e fundit me Kombëtaren e bëra në Kore kur ndodhi ajo që ndodhi duke na eleminuar edhe me vendime të dyshimta”.